Tregëtia e shërbimeve shënon rritje në periudhën janar – korrik.

nga L. M

Të dhënat zyrtare të publikuara të premten tregojnë që në 7 muajt e parë të këtij viti tregtia e shërbimeve e Kinës shënoi një rritje të qëndrueshme, me një shtim të dukshëm të tregtisë së shërbimeve të lidhur me turizmin.

Sipas raportit të Ministrisë së Tregtisë, gjatë kësaj periudhe vëllimi i tregtisë së shërbimeve arriti në 4.58 trilionë juanë (rreth 641.3 miliardë dollarë), duke u rritur 8.2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksportet e shërbimeve arritën në rreth 2 trilionë juanë (rreth 280 miliardë dollarë), ndërsa importet 2.58 trilionë juanë (rreth 361.3 miliardë dollarë), me një rritje përkatësisht 15.3 % e 3.3% dhe me një deficit prej 581.56 miliardë juanësh (rreth 81.4 miliardë dollarë).

Tregtia e shërbimeve lidhur me turizmin vazhdoi rritjen e fuqishme, 10.4 % më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vjetshme dhe duke arritur në 1.26 trilion juanë (rreth 176.4 miliardë dollarë).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More