Shenzhen-i, nga një fshat peshkatarësh në metropol global

nga L. M

26 gushti shënon 45-vjetorin e Zonës së Posaçme Ekonomike të Shenzhen-it (ZPE).

Që nga rilindja e tij si ZPE në vitin 1980, fshati dikur i vogël bregdetar i peshkatarëve në provincën Guangdong është rritur në qytetin e tretë më të madh në vend për nga ekonomia dhe në një metropol ndërkombëtar ku janë vendosur marka të njohura kineze, si “Huawei”, BYD dhe DJI.

Gjatë katër dekadave të fundit, Shenzhen-i ka arritur një mrekulli të jashtëzakonshme zhvillimi. PBB-ja e tij u rrit nga 270 milionë juanë (rreth 38 milionë dollarë) më 1980 në 3.68 trilionë juanë vjet, duke shënuar një rritje mahnitëse prej më shumë se 10 000 herë.

Bashkë me lulëzimin ekonomik, vitet e fundit Shenzhen-i ka dëshmuar dhe zhvillimin e vrullshëm të industrive të lidhura me inteligjencën artificiale, 5G dhe dronët. Të dhënat statistikore tregojnë që në këtë qytet ka më shumë se 4.5 milionë subjekte biznesi, duke përfshirë 25 000 ndërmarrje të teknologjisë së lartë në rang kombëtar, mesatarisht 12 për kilometër katror.

Ndër to, 11 000 janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) të specializuara, të rafinuara, të veçanta e novatore, dhe 1025 janë të njohura si ndërmarrje “gjigante të vogla” të nivelit kombëtar, të cilat kanë epërsi në tregje të veçanta, nxisin novacionin, synojnë teknologjitë më të përparuara dhe ndihmojnë në forcimin e zinxhirëve industrialë.

Ndërkohë, vlera e shtuar e industrive rë reja strategjike të Shenzhen-it u rrit nga 1.01 trilion juanë në vitin 2019 në 1.56 trilionë juanë vitin e kaluar, duke përbërë 42.3 për qind të PBB-së së qytetit, nga 37.7 për qind më parë.

Shenzhen-i ka rritur gjithashtu ekonominë e tij portuale dhe detare. Në vitin 2024, qarkullimi i kontejnerëve në portin e Shenzhen-it u rrit 11.7 për qind në krahasim me vitin 2023, duke siguruar pozicionin e tij si porti i katërt më i ngarkuar i kontejnerëve në botë. Po më 2024, vlera e përgjithshme e prodhimit të ekonomisë detare arriti në 540.9 miliardë juanë, me një rritje 5.8 për qind, duke përbërë 14.7 për qind të PBB-së së qytetit dhe duke e bërë atë një qendër detare me ndikim global.

Si një nga pionierët e Reformës dhe Hapjes , Shenzhen-i ka pasur një ritëm më të shpejtë të hapjes vitet e fundit, të nxitur nga zhvillimi i Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao (GBA) dhe nisma të tjera

Në qershor, Kina nxori një sërë udhëzimesh, që përfshijnë një grup të ri masash për Shenzhen-in për të forcuar integrimin e zinxhirëve të novacionit, të industrisë, të kapitalit e të talenteve dhe për të eksploruar bashkëpunimin e ri në GBA

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More