Rokas: Rregullat e reja për hyrje në BE fillojnë më 12 tetor, vlejnë edhe për qytetarët e RMV-së

nga D. V.

Shkup, 11 shtator – Nga 12 tetori, Bashkimi Evropian do të fillojë me zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve në kufijtë e tij, i njohur si “Entry-Exit System”. Ambasadori Mihalis Rokas sqaroi të rejat e sistemit ndërsa shtoi se ky sistem ndryshon nga ETIAS i cili planifikohet të fillojë të zbatohet nga fundi i vitit 2026.

“Kjo në praktikë nënkupton që qytetarët e vendeve të treta kur hynë në BE duhet të regjistrojnë një herë të dhënat e tyre biometrike, shenjat e gishtave dhe do të duhet të bëjnë një fotografi dhe pas kësaj, gjatë një hyrje të dytë, procesi do të jetë më i lehtë. Shembull, në aeroport do të mund të përdorni portat automatike gjë që do ta lehtësojë mënyrën e të udhëtuarit përmes kufijve të BE-së. Nuk duhet të krijohet konfuzion se Entry-Exit System dhe ETIAS janë dy sisteme të ndryshme. ETIAS është për të ardhmen dhe ju do të merrni informacione në kohë rreth zbatimit të tij”, deklaroi Mihalis Rokas, Ambasador i BE-së. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More