Mexhitit: Taravari përfundoi te BDI, por elektorati i tij jo!

nga D. V.

Shkup 12 shtator – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në seancën e sotme për pyetje të deputetëve, ka reaguar ndaj kritikave të deputetëve të ASH-Taravari.

Mexhiti kujtoi se në mandatin e kaluar është zhvilluar bashkëpunim i rëndësishëm rajonal, duke përmendur vizitën e parë në Kroaci, ku Taravari, si ministër i Shëndetësisë, kishte nënshkruar kontratën e parë bilaterale me homologun kroat.

Sa i përket pyetjes “Pse ka dalë ASH-ja?”, Mexhiti u përgjigj me një kundërpyetje retorike: “Pse u përça ASH-ja? Pse u bëtë tre ASH-ja?”. Ai theksoi se arsyeja kryesore e përçarjes ka qenë afrimi i një pjese të partisë me BDI-në, edhe pse që nga themelimi ASH kishte qenë në antipod të saj.

“Sot kemi tre ASH. Elektorati u bashkëngjit me ASH-në që ishte pjesë e VLEN-it, sepse ishte kundër kthetrave të BDI-së. E njëjta do të ndodhë sërish, pasi ai elektorat mbetet antipod i BDI-së. Taravari dhe disa të tjerë mund të përfundojnë te BDI, por kjo nuk do të thotë se do të përfundojë edhe elektorati i tyre”, deklaroi Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More