Parandalohet krimi brenda familjes në Krujë/ Kryefamiljari dhunonte gruan dhe vajzën e vogël, mbante kallashnikov

nga L. M

Në një familje në Krujë policia parandaloi një krim duke arrestuar kryefamiljarin 44-vjeçar dhe djalin e tij.

Ky i fundit së bashku me të birin 22 vjeç ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur.

Policia e Krujës sqaron se u vu menjëherë në lëvizje pasi mori një telefonatë përmes sallës operative, ku denoncohej për dhunë në familje dhe kanosje me armë zjarri në lagjen “Derede” të qytetit të Krujës.

Përveç parandalimit të një ngjarje kriminale në këtë familje, polica ushtroi kontrolle në banesë. U gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje 44-vjeçari me iniciale E.M.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More