“Nuk e fal shpirti…” – Mesazhi emocional i babait që humbi vajzat në aksident: Kujdes shpejtësinë dhe alkoolin, nuk ju ka borxh askush

nga L. M

Me lot në sy, i shkatërruar nga humbja e dy vajzave, që u shuan në lule të rinisë në një aksident automobilistik, Riza Dhimaku dha një mesazh të fortë. Jeta e Elvisës dhe Rozinës u ndërpre pabesisht pasi një automjet i preu rrugën.

Në videomesazhin e tij, Rizai apelon për kujdes në drejtimin e mjetit, për të parandaluar tragjedi se kjo e familjes së tij.

“Të gjithë jemi me makina, të gjithë jemi shoferë. Pas atij aksidenti, kanë ndodhur aksidente të tjera në zonën tonë. Ju lutem ikni me mend në kokë, nuk ju ka borxh askush. Çdo gjë vjen nga shpejtësia dhe alkooli. Nuk ka gjë që mund ta falë, e gjykon Zoti. Unë mund ta fal, por nuk fal zemra, nuk fal shpirti… Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një tjetri. Mos dëgjofshim më, mos ndodhshim më ngjarje të tilla”, theksoi Riza Dhimaku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More