Për herë të parë në portin e Sarandës, ka mbërritur Kroçera “Voyager of the Seas”, me 3 mijë e 626 pasagjerë.
Lajmi konfirmohet nga kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ku dhe ka ndarë foto nga kroçera e ndaluar.

The Way Charles Looked At Diana Will Give You Chills
Në postim, Rama shkruan se porti i Sarandës, ka shënuar një rritje të pasagjerëve në masën prej 21%, përgjatë tetë muajve të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë më 2024.
“Kroçera “Voyager of the Seas” për herë të parë në portin e Sarandës
3626 pasagjerë të mbërritur përmes saj janë përpunuar nga porti i Sarandës, i cili në 8 muajt e parë të këtij viti ka një rritje të numrit të pasagjerëve me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kroçera “Voyager of the Seas” i shtohet numrit prej 70 kroçera të planifikuara për këtë sezon për të ardhur në Sarandë”, shkruan Rama në rrjete sociale.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02uL2qXps1XvbA3LujrHqrp7USxixifF36fyk7Vk8LwAujKdwv1wj7bmrZtvoqxVt1l&show_text=true&width=500