Murtezi: Me këtë ekip sjellim fitoren e madhe në Çair

nga Redaksia

Shkup, 14 shtator – “Dje, me krenari, dinjitet dhe përgjegjësi, e dorëzuam listën e këshilltarëve të koalicionit VLEN për komunën e Çairit, për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Kjo nuk është thjesht një listë emrash, por një ekip njerëzish të dalluar dhe të respektuar, njerëz që qytetarët i njohin, u besojnë dhe i takojnë çdo ditë në lagjet e tyre, në treg e në çarshi, në shkolla, në biznese dhe në familjet e tyre”, kështu ka thënë Muhamed Murtezi, bartës i Listës së këshilltarëve të VLEN-it për Komunën e Çairit, ndërsa ka shtuar se ndjehet krenar që kam nderin të udhëheq këtë listë dhe është i bindur se pikërisht me këta njerëz do ta sjellim fitoren e madhe në Çair.

“Vizioni ynë është që Çairi të bëhet qendër e jetesës urbane, kulturës, arsimit dhe shkencës për shqiptarët. Komuna e Çairit meriton të jetë shembull i një mjedisi modern urban, me rrugë të pastra e infrastrukturë cilësore, parqe të rregulluara e komunikacion të lehtësuar, qendra të reja arsimore dhe aktivitete sportive e kulturore, të cilat e pasurojnë jetën e çdo banori. Kjo listë këshilltarësh dhe kandidati ynë për kryetar komune, Izet Mexhiti, janë garanci e përkushtimit dhe punës që Çairi të bëhet një qendër e rëndësishme e zhvillimit për shqiptarët, një vend ku të rinjtë do të duan të qëndrojnë dhe të ndërtojnë jetën e tyre, ku të moshuarit do të gjejnë rehatinë dhe sigurinë e nevojshme”, ka thënë Murtezi, ndërsa ka shtuar se është është i hapur për debate miqësore dhe konstruktive me bartësin e listës dhe listën e këshilltarëve nga AKI, për të përballur idetë dhe konceptet, planet dhe projektet konkrete katërvjeçare.

“Në media, në çarshi, në konaqe, para kamerave dhe para njerëzve, të themi kush çka ofron dhe çfarë plane e projekte ka. Qytetarët kanë të drejtë të dëgjojnë dhe të shohin çfarë ofrojmë dhe si do të punojmë në mandatin që do ta fitojmë. Ne jemi të gatshëm për një garë të ndershme dhe të sinqertë. Të tregojmë kapacitetet tona demokratike. Demokracia nënkupton mirëkuptim të ndërsjellë dhe respektim të qytetarëve, ndërsa kjo më së miri arrihet duke zhvilluar një fushatë të qetë dhe të pastër, si dhe duke ua ofruar mundësinë qytetarëve tanë për të vlerësuar se kush e ka vizionin më të qartë, planin më të realizueshëm dhe projektet më të mira, dhe rrjedhimisht kësaj, se kush e meriton besimin dhe votën e tyre me 19 tetor”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More