Gashi: Me nxënës të shkollave të mesme shënuam Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

nga Redaksia

Shkup, 15 shtator – „Sot, në seminarin edukativ njëditor „Demokracia dhe Kuvendi“ në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me nxënës të shkollave të mesme nga i gjithë shteti, e shënuam Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Demokracia është detyrimi ynë i përbashkët—liri, barazi dhe respekt që ndërtohen çdo ditë me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.“ ️

Aktivizmi rinor është oksigjeni i demokracisë: bashkohuni në organizata shkollore dhe rinore, ndiqni debatet publike, dërgoni pyetje dhe propozime te deputetët dhe bëhuni vullnetarë në komunitetet tuaja. Zëri dhe veprimi juaj e bëjnë shtetin më të drejtë dhe më të fortë.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More