Shkup, 16 shtator – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska do të mbajë sot fjalim në ngjarjen përmbyllëse të projektit “Ndërtojmë ura të reja”, e cila do të mbahet në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” në Butel.
“Iniciativa dyvjeçare për forcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe nxitjen e kohezionit social përmes arsimit të integruar dhe bashkëpunimit ndërkulturor të të rinjve u zbatua nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me mbështetjen e donatorëve: SHBA-së, Norvegjisë, Polonisë, Holandës dhe Luksemburgut dhe partneriteteve midis shkollave, komunave dhe organizatave të shoqërisë civile”, kumtuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.