Kryetari Limani: NP Komunalec me kamion të ri për mbledhjen e mbeturinave

nga Redaksia

Gostivar, 17 shtator – N.P “Komunalec” ka shtuar edhe një kamion të ri në parkun e saj të automjeteve për mbledhjen e mbeturinave, duke forcuar kapacitetet operacionale dhe përmirësuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët e Gostivarit.

Ky automjet modern garanton grumbullim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të mbeturinave, duke kontribuar drejtpërdrejt në pastërtinë e qytetit dhe mbrojtjen e mjedisit. Me këtë investim, ndërmarrja publike vazhdon misionin e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe moderne për komunitetin.

Ky është kamioni i dytë i siguruar brenda një periudhe të shkurtër kohe, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të Komunës së Gostivarit dhe kryetarit Valbon Limani për përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

Kryetari Limani kishte paralajmëruar më herët pasurimin e parkut të automjeteve të NP Komunalec – një zotim që tashmë po realizohet në praktikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More