Shkup, 22 shtator – VLEN shpreh pikëllimin më të thellë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur shqiptar, Enver Petrovci.
Si një emër i njohur për publikun nga Kosova dhe më gjerë, profesori Petrovci do të mbahet mend për veprat e tij të jashtëzakonshme që la pas, por dhe frymën që i dha teatrit dhe kinematografisë
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit për këtë humbje të madhe dhe botës së artit në përgjithësi.
U prehtë në paqe shpirti i tij!