Kasami promovon rrugën e re në Drenovec: Rruga me gropa zëvendësohet me rrugë moderne

nga Redaksia

Tetovë, 23 shtator – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka promovuar rrugën e re në lagjen Drenovec, një projekt i rëndësishëm për qytetarët e kësaj zone. Para mediave, Kasami tha se “rrugët me gropa tashmë janë zëvendësuar me rrugë moderne e cilësore, sipas kërkesës së qytetarëve”.

Ai tha se në bashkëpunim me Qeverinë, është ndërtuar gati një kilometër rrugë moderne që nis nga rruga kryesore, përreth shkollës dhe xhamisë, deri te rruga 194, si dhe rruga 195 që çon drejt fshatit Gjermë. Investimi arrin vlerën prej gati 13 milionë denarësh.

“Kështu e filluam ndryshimin e Tetovës, me transformimin e qytetit dhe rikthimin e dinjitetit për Tetovën. Ky transformim duhet të vazhdojë me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, me një hov të ri, energji të re dhe plan konkret për sanimin e problemeve dhe modernizimin e qytetit. Koha e gropave, e papërgjegjësisë, e mospërfilljes, korrupsionit dhe shëmtisë në qytet ka mbaruar”, deklaroi Kasami.

Ai gjithashtu theksoi se me këtë projekt, Komuna e Tetovës sinjalizon nisjen e një faze të re zhvillimi, duke u angazhuar që qyteti të ecë përpara me ritme moderne, në shërbim të të gjithë qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More