Ali Ahmeti në Dibër: Ne vendosim vetë për përfaqësuesit tanë

nga Redaksia

Dibër, 23 shtator – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë mbrëmë në hapjen e shtabit komunal në Dibër, ku tha se mobilizimi i qytetarëve tejkalon kufijtë e një qyteti dhe shënon një moment të rëndësishëm për shqiptarët në vend.

Ahmeti theksoi se shqiptarët vetë duhet të vendosin për përfaqësuesit e tyre, duke nënvizuar se askush nuk ka të drejtë të marrë vendime në emër të popullit pa pjesëmarrjen e tij.

“Forca jonë është uniteti ynë. Të gjithë bashkë, të rinj e të moshuar, burra e gra, me një zemër dhe me një zë: ne vendosim vetë për përfaqësuesit tanë,” deklaroi kreu i BDI-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More