Martin Andonovski: Gostivari meriton qytet më të pastër, rrugë të sigurta dhe infrastrukturë moderne

nga Xh M

Gostivar, 29 shtator – Bartësi i listës së Këshilltarëve nga VMRO në komunën e Gostivarit, Martin Andonovski, në një fjalim drejtuar qytetarëve, theksoi se Qeveria e udhëhequr nga partia e tij gjatë vitit të kaluar ka treguar se si pushteti qendror mund të mbështesë nivelin lokal, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, etnike apo kombëtare.

“Gostivari nuk u harrua. Kjo qeveri punon për secilin prej nesh,” nënvizoi Andonovski.

Ai prezantoi prioritetet për të cilat VMRO-DPMNE do të angazhohet në bashkëpunim me qeverinë qendrore, duke përfshirë:

  • qytet më të pastër,
  • rrugë të sigurta,
  • ujë të sigurt,
  • infrastrukturë moderne dhe
  • më shumë hapësira publike për të gjithë qytetarët.

“Ne kemi plan dhe program për t’i zgjidhur këto çështje. Prandaj kërkojmë mbështetjen tuaj. Gostivari meriton më shumë. Ju ftoj të bëjmë zgjedhjen e duhur, për vendin tuaj, për të ardhmen tuaj,” tha Andonovski.

https://www.facebook.com/share/v/175eU21Cf7

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More