Shkup, 15 shtator – Uji për pirje në Shkup është i sigurt dhe cilësor, konfirmon raporti javor laboratorik i NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup.
Sipas analizave të kryera nga Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 9 deri më 12 shtator 2025, të gjitha mostrat e testuara korrespondojnë m me standardet e përcaktuara me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Në periudhën e theksuar janë marrë 179 mostra për fiziko-kimike dhe 179 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 pika matëse në qytetin e Shkupit.
Rezultatet tregojnë se asnjë mostër nuk devijon nga normat e përcaktuara, që do të thotë se banorët e Shkupit pa shqetësim mund ta përdorin ujin nga ujësjellësi i qytetit.
Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.