Kasami: Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës

nga D. V.

Shkup, 6 tetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se gjatë mandatit të dytë, transporti publik në Tetovë do të jetë plotësisht falas për të gjithë qytetarët.

Ai theksoi se ky hap do të realizohet pa e ngarkuar qytetarin financiarisht, ndërsa synimi është që Tetova të bëhet një qytet modern dhe i qasshëm për të gjithë.

“Transportin publik e bëjmë krejtësisht falas për qytetarët, duke e kthyer atë në një shërbim publik të vërtetë, në shërbim të qytetit dhe mjedisit” tha Kasami, duke shtuar se kjo masë është pjesë e programit “Një zë për Tetovën”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More