Tirana mirëpret Forumin e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor

nga D. V.

Tirana do të mirëpresë më 13 dhe 14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian Ballkani Perëndimor).

Lajmi u bë ditur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes rrjeteve sociale, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i ekzekutivit shqiptar e ka konsideruar këtë zhvillim si një ngjarje historike.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More