Nenad Rashiq: Nëse vjen radha ime, kandidoj për nënkryetar

nga D. V.

Ministri në detyrë nga Komuniteti dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se nëse i vjen radha e tij dhe nëse deputetët votojnë për të, ai do ta marrë detyrën, raporton Ekomia Online.

“Unë, nëse vjen radha ime dhe nëse votojnë për mua, normalisht që do ta marr detyrën. Besoj që, nëse tani nuk e di se si do të shkojë procesi, me siguri fillimisht është radha e Listës Serbe, por nëse kjo shpenzohet me kandidatët që kanë, atëherë nëse vjen radha ime, unë do të kandidoj. Sinqerisht, jo, nuk kam biseduar. Herën e fundit kam menduar që kushtet kanë qenë të pjekura sa i përket votimit të tillë, ai votim nuk ka ndodhur dhe tani nuk kam parë që partitë shqiptare kanë ndryshuar qasje. Besoj që është shumë e mundshme. Kam shpresë që do të ndodhë,” tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More