Markovski në arrest shtëpiak! Prokuroria ka frikë se do të arratiset, ka shumë pasuri jashtë vendit

nga D. V.

Shkup, 10 tetor – Gjykata e refuzoi kërkesën e Prokurorisë, kështu që biznesmeni manastiras Borçe Markovski, në vend që të përfundojë pas grilave, hetimin për krim të mundshëm me vlerë mbi 100 milionë denarë do ta ndjekë nga arresti shtëpiak. Përveç tij, nga paraburgimi efektiv u shpëtua edhe një nga ish-drejtorët teknikë në ndërmarrjen shtetërore EMV, përcjell TV21. Prokuroria dje e arrestoi Markovskin së bashku me edhe 5 persona të tjerë, nën dyshimin për tender të paligjshëm për transport dhe montim të brezave transportues në TEC Manastir.

Sipas informatave fillestare, ai nuk i kishte realizuar detyrimet nga tenderi, ndërsa Prokuroria dyshon gjithashtu se i gjithë prokurimi publik kishte për qëllim të nxirreshin para nga buxheti, pasi gërmimet në TEC Manastir kryheshin me kamionë, prandaj brezat transportues fare nuk kishin qenë të nevojshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More