Tatimi nga Temu do të sjellë një të ardhur mujore prej 65 mijë eurosh

nga Xh M

Shkup, 11 tetor – Ndryshimet ligjore tashmë janë në procedurë parlamentare dhe zbatimi i tyre pritet të ketë efekte pozitive të drejtpërdrejta mbi ekonominë dhe funksionimin e kompanive vendase, thonë nga Ministria e Financave.

Rreth 4 milionë denarë në muaj (65 mijë euro), sa që në periudha të caktuara arrin qarkullimi ndaj platformave të huaja online, do të ridrejtohen kah ekonomia vendase me heqjen e përjashtimit nga TVSH-ja për dërgesat online me vlerë deri në 22 euro, theksojnë nga Ministria e Financave. Ndryshimet ligjore tashmë janë në procedurë parlamentare dhe zbatimi i tyre pritet të ketë efekte pozitive të drejtpërdrejta në ekonominë dhe funksionimin e kompanive vendase.

Këto mjete do të kontribuojnë në zhvillimin e kompanive lokale, hapjen e vendeve të reja të punës dhe pagesën e pagave më të larta për të punësuarit. Kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtjen dhe mbështetjen e ekonomisë vendase, veçanërisht në kushte të globalizimit të shtuar dhe tregtisë digjitale. Për më tepër, ndryshimet do të ndihmojnë në uljen e ekonomisë joformale, duke pasur parasysh se sistemi i deritanishëm mundësonte keqpërdorime – pra import të mallrave të përjashtuara nga tatimi, të cilat më pas shiteshin në tregun vendas. Me këtë ndryshim, shteti dërgon një sinjal të qartë mbështetjeje për kompanitë vendase që krijojnë vlerë të shtuar dhe punësojnë qytetarë në vend – theksojnë nga Ministria e Financave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More