Sedat Bislimi: Morana do të ketë Shtëpinë e Kulturës — një hapësirë për art, kreativitet dhe trashëgimi

nga Xh M

Studeniçan, 11 tetor – Kandidati i VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Moranë, “në shtëpinë e Agës Osman, ku morën pjesë edhe deputeti i zonës dhe shumë të rinj të këtij vendbanimi”.

Në një atmosferë miqësore, Bislimi tha se banorët e Moranës meritojnë më shumë investime dhe vëmendje, duke theksuar se një nga projektet kyçe në plan-programin e tij është ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës, e cila do të shërbejë si një hapësirë multifunksionale për art, muzikë dhe trashëgimi kulturore.

“Në këtë hapësirë, të rinjtë e talentuar të Moranës do të kenë mundësi të zhvillohen dhe të shprehin kreativitetin e tyre. Ky projekt do të realizohet brenda mandatit katërvjeçar, përmes bllok-dotacioneve dhe projekteve kapitale të ministrisë”, deklaroi Bislimi.

Ai shtoi se zhvillimi kulturor është pjesë thelbësore e vizionit të VLEN-it për komunën dhe se ky projekt do të jetë një shembull konkret i politikave që kthejnë vëmendjen tek të rinjtë dhe trashëgimia kulturore.

“Morana meriton më shumë, dhe këtë ‘më shumë’ do ta sjellim bashkë”, përfundoi Bislimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More