Ambasadorët Meidani dhe Qehaja festojnë me shqiponjë fitoret e kombëtareve në futboll

nga D. V.

Shkup, 14 tetor – Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani dhe Florian Qehaja sot së bashku kanë festuar fitoret e kombëtareve në futboll.

Ambasadori i Shqipërisë, Meidani në profilin e tij në Facebook ka shkruar se diplomacia është më e bukur kur buron nga zemra
“Një kafe e këndshme këtë mëngjes me Ambasadorin e Kosovës, mikun tim Florian Qehaja, për të ndarë një moment miqësie dhe për të festuar së bashku fitoret tona të përbashkëta.

Dy flamuj, dy zëra, një shqipe. Diplomacia është më e bukur kur buron nga zemra”, ka shkruar Meidani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More