Përkrahësit politikë të Shaqir Fetahut po shkojnë në opozitë, a po afrohen ditët e “çlirimit” të BFI-së?

nga I Z

Shkup, 4 qershor – Për Bashkësinë Fetare Islame (BFI) por edhe për besimtarët muslimanë në Maqedoninë e Veriut po vijnë ditë të mira, garantojnë ish zyrtarë të lartë në këtë institucion. Sipas tyre, me ndryshimin e Qeverisë do t’i humbin pozitat e tyre edhe “politikanët që e përkrahin Shaqir Fetahun”, me çka qëndrimi i tij në kreun e institucionit fetar islam “bëhet i pamundshëm”.
“Fetahu moti kohë është dashur të largohet nga kreu i BFI-së por ka qëndruar falë raporteve me disa politikanë nga garnitura aktuale. Kur të bie kjo garniturë, pritet të bie edhe vetë Fetahu, jo se politika do të përzihet në BFI, por për shkak se politika do të largojë duart e veta nga ky institucion. E kur politika t’i largon duart nga BFI, aty nuk mbetet më vend për Shaqir Fetahun, sepse nuk ka qenë në nivel të përgjegjësisë që i takon kësaj pozite”, thonë ata për Zhurnal.

Sipas tyre, asgjë nuk do të përfundojë vetëm me rënien e Shaqir Fetahut.
“Tek do të fillojë analizë e thellë dhe rrënjësore të punës së Fetahut dhe ekipit të tij. Ne kemi dyshime mjaftë të bazuara se janë bë keqpërdorime serioze, të cilat nëse verifikohen në formë institucioneale, dikush do të përfundojë edhe në burg”, thonë ish zyrtarë të lartë të BFI-së për Zhurnal.
“Loja ende nuk ka filuar”, shtojnë ata.

Shaqir Fetahu qëndron në kreun e BFI-së që nga 27 maji i vitit 2020, fillimisht si ushtrues detyre, kurse nga 18 nëntori i po të njëjtit vit edhe si kryetar i rregullt.
Kryesimi i tij me BFI-në është përcjelur me kritika dhe kontradikta, duke shkaktuar edhe revoltë dhe pakënaqësi tek shumë punëtorë në këtë institucion./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More