Voton Bajram Rexhepi: Çdo votë është për të ndryshuar të ardhmen tonë

nga Redaksia

Tetovë, 19 tetor – Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Tetovën, Bajram Rexhepi, pas votimit në vendlindjen e tij në Sellcë, u shpreh se çdo qytetar duhet të votojë për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

“Sot edhe unë shfrytëzova të drejtën time qytetare për të votuar. Ftoj të gjithë qytetarët që në mënyrë të qetë dhe demokratike të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, sepse është shumë e rëndësishme – çdo votë është një hap drejt ndryshimit të së ardhmes sonë,” u shpreh Rexhepi nga Sellca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More