FMN: Kursi i këmbimit duhet i lirë, luhatjet i vendos tregu

nga L. M

Rënia e fortë e euros dhe monedhave të tjera në kursin e këmbimit, nuk duhet ta detyrojë Bankën Qendrore dhe Qeverinë për të marrë kundërmasa. Më këtë qasje, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që Shqipëria të mbajë të lirë kursin e këmbimit.

Në Washington, përfaqësues të FMN-së, i kanë kërkuar Guvernatorit dhe Ministrit të Financave, që të lejojnë zhvillimet ekonomike dhe lënë vetë tregun që të vendosë mbi ecurinë e kursit.

Për ta, kursi i lirë i këmbimit ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe në stabilitetit të çmimeve.

“Kursi duhet të lejohet të përshtatet e të jetë fleksibël ndaj zhvillimeve të tregut, ndërsa ndërhyrjet e bankës qendrore duhet të mbeten një mjet në funksion të përmbushjes së mandatit primar, atij të stabilitetit të çmimeve, dhe për të zbutur luhatjet që burojnë nga faktorë spekulativë”.

Guvernatori vuri në dukje se politikat makroekonomike të ndërmarra në vend kanë qenë të kujdesshme dhe të koordinuara ndërsa politika fiskale ka vijuar të jetë e konsoliduar, duke zvogëluar borxhin publik.

Ai shtoi se investimet dhe konsumi privat mbetën motorët kryesorë të rritjes, në veçanti sektori i shërbimeve dhe turizmi kontribuuan pozitivisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More