Izet Mexhiti: Çairi është DIAMANT!

nga Redaksia

Shkup, 19 tetor – “Falënderim nga zemra për secilin qytetar që besoi, që doli dhe që votoi me bindje. Kjo fitore është zëri i njerëzve që kërkuan dinjitet, drejtësi dhe zhvillim të vërtetë.

Sot, historia u shkrua nga ju. Me guximin tuaj, me besimin tuaj, me votën tuaj!

Faleminderit për çdo duarshtrëngim, për çdo fjalë mbështetjeje, për çdo orë që keni ndarë për këtë rrugëtim.

Kjo është fitore e përbashkët, fitore e qytetarëve, fitore për Çairin.

Tani nis puna e madhe.

Do ta ndërtojmë së bashku epokën e re që kemi premtuar, me ndershmëri, me përkushtim, dhe me zemrën te populli.

Çair, ti e bëre!

Fitorja është realitet, dhe historia u shkrua me emrin tënd!”, ka shkruar Izet Mexhiti

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More