Berisha: PD mbështet kandidatin e pavarur në Vlorë, jo këshilltarët e propozuar nga Basha

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se PD do të mbështesë kandidatin e pavarur Dionis Sotën në zgjedhje e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor.

Gjatë një konference për mediet Berisha u pyet edhe në lidhje me Gergj Nikën, i cili gjithashtu ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Vlorë, nga i cili kreu i PD-së u distancua.

“Së pari, ai nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ai është këshilltar i propozuar nga Basha me Alibeajn, nuk e lidh asgjë me PD. Kështu që të pyesësh se kë do mbështesë PD, ne do mbështesim kandidatin që kemi deklaruar se do të mbështesim. Nuk kemi asnjë lidhje me atë kandidat kallp. Edhe ai nuk ka thënë se është kandidat i PD. Ai ka thënë jam i pavarur. I pavarur, tjetër problem”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi ndër të tjera se ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është larguar nga vendi, në drejtim të paditur.

“I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet”, tha Berisha ndërsa aludoi se tritolin ish-kryebashkiakut ia vendosi Aldo Avdylaj si paralajmërim.

Berisha u ndal edhe tek aeroporti i Vlorës, për të cilin tha se “është kryekëput një çështje korrupsioni madhor”.

Berisha u shpreh se shqiptarët do të paguajnë 135 milionë euro në 10 vite për aeroportin e Vlorës.

“Arsyeja e parë madhore që unë kam denoncuar aeroportin e Vlorës është korrupsioni mbi të cilin ngrihet kjo vepër e infrastrukturës dhe që u kushton qytetarëve shqiptarë çmim të tmerrshëm”, theksoi Berisha.

Sipas tij, shqiptarët do të paguajnë në 10 vite 135 milionë euro.

“Do paguajnë edhe 20 milionë euro më shumë seç ka kushtuar aeroporti vetë dhe koncesionari do shfrytëzojë aeroportin për 35 vite me një fitim të llogaritur 700 milionë euro. Koncesionari ndërton koncesionin, ndërton veprën. Natyrisht në ato 700 milionë euro është stër-stërfitimi i tij”, tha Berisha.

Sipas Berishës, taksapaguesit shqiptarë i paguajnë koncesionarit rreth 10 milionë euro.

Berisha shtoi më tej pista e aeroportit të Vlorës është jashtë të gjitha standardeve, kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Në asnjë lloj parametri, një aeroport aty nuk qëndron”, tha Berisha.

Kreu i PD nënvizoi më tej se “aspekti më dramatik i këtij aeroporti është shkatërrimi i lagunës së Nartës”.

“Shkatërrimi i lagunës së Nartës është akt krimi më i rëndë mjedisor në Shqipëri. Nuk prishet habitati shekullor i vendosur. Përbën një krim të shëmtuar”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More