Banorët e Fierit pas tërmetit: Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika

nga Xh M

Qyteti i Fierit në Shqipëri është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 3.8 shkallë, ku lëkundjet janë ndjerë edhe në Vlorë.

Top Channel ka raportuar ka vendi i ngjarjes, ku ka bërë të ditur se qytetarët janë frikësuar duke dalë nëpër rrugë, por fatmirësisht nuk ka dëme.

“Tërmeti u ndje, dolën njerëzit nga shtëpia. Ishte mbi katër ballë thonë. Dëmet do i shohim nesër nëse ka. Njerëzit dolën në rrugë nga frika. Ishte goditje e fortë, zona jonë është mësuar me tërmete. Kjo sot ishte më e fortë. Po flisja me një shok më tha ‘nuk e morëm çupën, dolëm me vrap jashtë’. Ishte e frikshme”, u shpreh kryeplaku i fshatit, Tomorr Metani, për Top Channel.

“Nuk pati dëme, ishte goditje e fortë, dolën nga banesa”, tha një tjetër banore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More