Për 58 vota Selver Ajdini nga AKI humbi balotazhin me Maksim Dimitrievskin

nga Xh M

Shkup, 20 tetor – Kandidati i Alternativës Kombëtare për Integrim (AKI), Selver Ajdini, ka qenë vetëm 58 vota larg kalimit në balotazh për kryetar të komunës së Kumanovës, në garë me kryetarin aktual dhe liderin e ZNAM-it, Maksim Dimitrievski.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në raundin e dytë do të garojnë Maksim Dimitrievski, i cili ka siguruar 16.391 vota, dhe Goran Stojkovski nga grupi i qytetarëve DIRO, që ka marrë 5.973 vota ose 13.86% të trupit votues.

Ndërkaq, kandidati shqiptar Selver Ajdini (AKI) ka arritur 5.915 vota, që përfaqësojnë 13.73% të votuesve – një rezultat që e rendit shumë pranë garës për balotazh.

Analistët vlerësojnë se një duel ndërmjet Dimitrievskit dhe Ajdinit do ta bënte garën për Kumanovën shumë më dinamike dhe tërheqëse, veçanërisht për shkak të pozicioneve politike të Dimitrievskit, i cili vitet e fundit është kritikuar për qëndrime kundër interesave të shqiptarëve, ndonëse në mandatin e tij të dytë ishte pikërisht vota shqiptare ajo që i siguroi fitoren.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More