Bardhi: Kompania turke u paracaktua në tenderin e Tunelit të Llogorasë

nga D. V.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi në një deklaratë për media u shpreh se tenderi për Tunelin e Llogorasë u vendos përpara garës.

Duke iu referuar dosjes për Tunelin e Llogorasë dhe personave të vendosur në akuzë nga SPAK, mes të cilëve edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku,  Bardhi u shpreh se kompania fituese turke është paracaktuar dhe se vendimet janë marrë në mënyrë të paligjshme.

Bardhi u shpreh se, në dosjen e prokurorisë rezulton e qartë se tenderi për Tunelin e Llogorasë ishte i paracaktuar.

Sipas prokurorisë, theksoi Bardhi, “kompania turke nuk plotësonte një sërë kushtesh që vetë autoritetet shqiptare kishin shpallur për tenderin në fjalë.

Konkretisht, sipas prokurorisë, kompania apo bashkimi i operatorëve të kompanive turke nuk plotësonte disa nga  kriteret teknike dhe financiare që vetë dokumentet e tenderit kishin përcaktuar si kritere për fituesin e kësaj gare”.

Bardhi nënvizoi se Prokuroria ka arritur në konkluzionin se nga aktet e administruara rezulton se operatori ekonomik, bashkimi i operatorëve ekonomik të dy kompanive turke është shpallur fitues në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga ligji dhe kjo ka ndodhur në sajë të veprimeve të drejtpërdrejta të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi zyrtarisht më 31 tetor, ngritjen e akuzës penale ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me akuzën për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More