Mexhiti: Çairi po pastrohet! Së shpejti do të vendosen kontejnerët nëntokësor

nga Xh M

Shkup, 8 nëntor – Pas aksionit për pastrimin e Shkupi, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një prononcimi në rrjetet sociale, thotë se edhe komuna që udhëheq ai tashmë po pastrohet. Mexhiti thotë se pa pastrimit, vijon vendosja e kontejnerëve nëntokësorë në çdo lagje të kësaj komune.

“Sot Çairi po ndryshon. Po pastrohet, po rregullohet, po merr frymë ndryshe. Pas javësh të vështira për të gjithë Shkupin. Ekipet janë në terren. Po pastrohen rrugët, kontejnerët, hapësirat publike dhe çdo cep i Çairit. Por ky është vetëm fillimi. Së shpejti do të vendosim kontejnerë nëntokësorë në Çair. Një sistem modern, i pastër dhe efikas, që do t’i japë fund pamjes së mbeturinave të shpërndara dhe erës së keqe që e ka lodhur qytetin. Ky proces do të marrë pak kohë, por ne po punojmë me përkushtim që të sjellim një zgjidhje të përhershme”, tha mes tjerash Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More