Trafiku në rrugën nga Strumica në Novo Sellë është i ndërprerë, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Ndërprerja, shtojnë ata, është për shkak të një aksidenti trafiku para hyrjes në Novo Sellë.
Trafiku në këtë magjistrale është ndërprerë plotësisht që nga ora 14:10.
Aktualisht nuk ka informacione për shkaqet e aksidentit apo për të lënduar.