RMV-ja miratoi vendim lidhur me ndërprerjen e përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD

nga Xh M

Shkup, 10 nëntor – RMV-ja përmes strukturave dhe organeve për menaxhimin e mjeteve nga instrumenti IPA/IPARD i Bashkimit Evropian, miratoi vendim lidhur me ndërprerjen e përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD.

Ky vendim vijon pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Agjencinë e Përkrahjes Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Për këtë vendim, ditën e njëjtë është informuar Komisioni Evropian dhe shërbimet në Bruksel, të cilat kanë kthyer përgjigje dhe e kanë përgëzuar vendimin e strukturave nacionale.

Qëllimi është ofrimi i sigurimit se sistemi i vendosur garanton ligjshmërinë dhe rregullsinë e pagesave nga programi IPARD, si dhe ekzistencën e masave efektive për mbrojtje nga mashtrimet dhe korrupsioni.

Aktualisht, strukturat nacionale për menaxhimin e mjeteve nga instrumenti IPA/IPARD tashmë po ndërmarrin masa dhe aktivitete të mëtejshme që lidhen me zhvillimet aktuale.

RMV-ja, që nga viti 2009, e ka marrë nga Komisioni Evropian të drejtën e menaxhimit të decentralizuar të mjeteve nga instrumenti IPA/IPARD.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More