Shkup, 12 nëntor – Sot në Qeveri, kryeministri Hristijan Mickoski do të ketë takim me nënkryetarin e Bankës Evropiane për Investime (BEI), Robert De Grot, në ambientet e Qeverisë. Pas përfundimit të takimit, sipas njoftimit nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim.
Më pas, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, do të mbajë konferencë të përbashkët për shtyp me nënkryetarin e Bankës Evropiane për Investime, De Grot.