Maqedonia dhe Hungaria fuqizuan bashkëpunimin strategjik energjetik

nga Xh M

Budapest, 15 nëntor – Mbledhja e pestë e Komitetit të Përzier për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë solli dimension të ri të bashkëpunimit dypalësh energjetik, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë rajonale dhe sigurisë në furnizimin me energji, informojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Një delegacion i Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, i udhëhequr nga sekretari shtetëror Goran Jovanovski, mori pjesë në seancën e Komitetit të Përzier, në të cilën, siç thuhet në kumtesë, u konfirmuan prioritetet dhe angazhimet e përbashkëta strategjike në sektorin e energjetikës. Grupet e punës së ekspertëve nga të dy ministritë e Energjetikës koordinuan pikat strategjike që do të avancojnë infrastrukturën energjetike, efikasitetin dhe inovacionin.

Nënshkrimi i protokollit i cili i definon edhe qëllimet dhe aktivitetet e përbashkëta energjetike, u mbajt si akt final në seancën e Komitetit, i cili përfshiu shumë dikastere, me qëllim që të nxitet qëndrueshmëri rajonale dhe siguri energjetike.

Mbledhja e Komitetit të Përzier e konfirmoi përkushtimin strategjik të të dyja vendeve për fuqizimin e qëndrueshmërisë energjetike rajonale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More