Fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendër Zhupë

nga D. V.

Shkup, 21 nëntor – Sot fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur për kryetarë komunash në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostush dhe Qendër Zhupë, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet para personave zyrtarë të departamentit rajonal kompetent dhe zyrës së KSHZ-së dhe para noterit kompetent, çdo ditë pune në periudhën e kohës së rregullt të punës nga ora 08:30 deri në 16:30, ndërsa ditën e fundit (30 nëntor 2025) deri në orën 24:00.

Kujtojmë se në katër komuna për shkak të mos arritjes së censusit do të përsëriten zgjedhje lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More