Në Maqedoni rriten kreditë konsumuese dhe ato për banesa! Rënie te kreditë për automjete

nga D. V.

Shkup, 21 nëntor – Në tetor është shënuar rritje vjetore e depozitave totale prej 11.8%, si dhe e kredive totale prej 12.1%. Rritja e depozitave vjen kryesisht nga depozitat e ekonomive familjare, ndërsa rritja e kredive vjen nga shtimi i huave në sektorin korporativ, përcjell TV21. Personat fizikë kanë marrë më së shumti kredi konsumuese dhe kredi për banesa, me rritje vjetore përkatësisht prej 10.2% dhe 16.1%. Tek kreditë për automjete regjistrohet rënie vjetore prej 1.9%. Rënie vjetore shënojnë edhe kreditë e miratuara për kartat e kreditit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More