Resul Shabani dhe Sevdail Demiri morën çmimin “22 nëntori”

nga Redaksia

Shkup, 22 nëntor – Shkrimtari Resul Shabani dhe publicisti, Sevdail Demiri janë fituesit e sivjetëm të çmimit shtetëror 22 nëntori, i cili u nda sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Fituesit pas marrjes së çmimit, mbajtën fjalime të shkurtra para të pranishmëve, ku theksuan rëndësinë e kësaj dite për historinë e kombit shqiptar. Shkrimtari Resul Shabani tha se, veprimtarët shqiptarë që kontribuan në unifikim e alfabetit, ngrenë bazamentin e obeliskut të identitetit tonë gjuhësor.

Resul Shabani, shkrimtar

“Ky çmim i cili më dorëzohet sot natyrisht se është më i rëndësishëm, më i çmueshëm, është kurorë i çmimeve, me që i referohet armës kryesore dhe të vetme me të cilën luftojnë shkrimtarët, për të ngritur përmendore të vogla, por shumë të vlefshme për pasurimin dhe afirmimin e gjuhës sonë të bekuar”.

Ndërkohë, Demirit tha se 22 nëntori është gurthemel i identitetit dhe vetëdijës sonë kombëtare.

Sevdail Demiri, publicist

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që këtë vit marrë këtë çmim kaq të lartë shtetëror, i cili vjen si kurorëzim i një pune të pandalshme gati tre dekadëshe në sferën publike. Aq më tepër, bdjehem i nderuar sepse ky çmim përfaqëson një simbol të madh identitar për shqiptarët, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në të gjitha trojet tona”.

Çmimi shtetëror “22 nëntori” u ndahet njerëzve nga jeta e politikës, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndër- njerëzore dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturore dhe fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky çmim për here të parë është ndarë në vitin 2019./SHENJA/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More