Plani i 15-të Pesëvjeçar i Kinës (2026-2030) thekson përmirësimin e mëtejshëm të shpërndarjes së faktorëve ekonomikë në treg, si dhe heqjen e pengesave për një treg të unifikuar kombëtar. Kjo tregon se përmasat e mëdha janë epërsia më dalluese e tregut kinez, duke nënvizuar rëndësinë e eliminimit të fragmentimit të tregut. Ka dy koncepte kryesore për të kuptuar idenë e një tregu të unifikuar kombëtar. Së pari është pozicionimi i tregut sipas sistemit socialist me karakteristika kineze. Së dyti është rëndësia e një tregu të unifikuar kombëtar.
Tregu është mekanizmi kryesor për ndarjen e burimeve dhe çmimet pasqyrojnë informacionin kyç për koordinimin e faktorëve të prodhimit.
Koncepti “Treg i unifikuar kombëtar” mbart një rëndësi konkrete. Theksimi i unitetit do të thotë se në disa sektorë dhe rajone, tregu historikisht është i copëzuar.
Foto nga VCG
Kjo situatë shkaktohet kryesisht nga dy arsye, së pari nga ndërmarrjet rajonale që zënë një pozicion udhëheqës vendor, së dyti nga politikat e qeverive vendore në mbështetje të ndërmarrjeve lokale. Këto arsye janë të kuptueshme: ruajtja e të ardhurave nga taksat lokale, përgatitja e aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve vendore në nivel kombëtar, si dhe mbrojtja e punësimit dhe stabilitetit social.
Një treg kombëtar vërtet i unifikuar mund ta ndryshojë këtë gjendje. Tregu do të funksionojë me një konkurrencë reale, të bazuar në substancën e biznesit, në vend të mbrojtjes artificiale.
Një treg kombëtar i unifikuar, ofron epërsi të dukshme për sipërmarrjet e huaja që kërkojnë biznes në Kinë. Subjektet e huaja duhet të konkurrojnë me sipërmarrjet vendase. Pa një treg plotësisht të unifikuar, një sipërmarrje e huaj do të përballej ende me rregulloret lokalë për hyrje në treg, proces ky që kërkon kohë dhe burime intensive.
Sfida është veçanërisht e dukshme për sipërmarrjet që përpiqen të zgjerojnë bizneset jashtë qyteteve kryesore. Për shembull, institucionet e huaj financiare mund të jenë shumë të gjalla në Pekin, Shangai ose Shenzhen por edhe shumë qytete të nivelit të dytë dhe të tretë, kanë gjithashtu potencial të madh tregu. Në këto zona, institucionet lokale shpesh kanë ndikim të fortë, gjë që mund të krijojë pengesa për hyrjen e sipërmarrjeve të huaja. Një treg i unifikuar kombëtar ndihmon në zbutjen e një fragmentimi të tillë, duke i lejuar pjesëmarrësit e huaj të hyjnë në tregje më të gjera në mënyrë më efikase.