Greta Thunberg arrestohet gjatë protestës në mbështetje të ”Palestine Action”

nga D. V.

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg u arrestua sot në Londër gjatë një proteste në mbështetje të anëtarëve të burgosur të grupit të ndaluar ”Palestine Action”, njoftuan në deklarata organizatat ”Defend Our Juries” dhe ”Prisoners for Palestine”.

“Greta Thunberg mbante një tabelë ku shkruhej ‘Unë mbështes të burgosurit e Palestine Action. Unë kundërshtoj gjenocidin”, deklaroi një zëdhënës i ”Defend Our Juries” duke shtuar se aktivistja ishte “arrestuar sipas legjislacionit britanik kundër terrorizmit”.

Policia e Londrës raportoi arrestimin e një gruaje 22-vjeçare për mbajtjen lart të një objekti (në këtë rast të një pankarte) në mbështetje të një organizate të ndaluar ”Palestine Action”, por pa specifikuar emrin e saj.

Demonstrata u mbajt në solidaritet me tetë grevistë urie nga ”Palestine Action”, e cila u shtua në listën e organizatave “terroriste” të Mbretërisë së Bashkuar në fillim të korrikut pas akteve të vandalizmit.

Këta aktivistë, të moshës midis 20 dhe 31 vjeç, janë aktualisht në burg duke pritur gjyqin për kryerjen e veprimeve në emër të grupit.

Greta Thunberg është figura e parë e profilit të lartë që ndalohet në lidhje me këto protesta.

Policia e Londrës njoftoi gjithashtu arrestimin e dy personave të tjerë me dyshimin për “dëmtim kriminal” të një ndërtese në lagjen financiare të Londrës.

Imazhet që qarkullojnë në median sociale tregojnë Greta Thunberg të ulur në tokë me një pankartë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More