LAMM: Trafiku në autostradën Kumanovë-Kriva Pallankë është ndërprerë

nga Redaksia

Shkup, 29 nëntor – Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Kumanovë–Kriva Pallankë, pas së cilës qarkullimi është ndërprerë plotësisht.

“Më 29.11.2025, prej orës 08:30, magjistralja Kumanovë–Kriva Pallankë, për shkak të një aksidenti të ndodhur, është në ndërprerje të plotë të qarkullimit”, thuhet në njoftimin e LAMM-it.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare për numrin e të lënduarve ose shkakun e aksidentit.

LAMM u bën apel shoferëve të shmangin këtë drejtim dhe të përdorin rrugë alternative deri në hapjen e magjistrales.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More