Gjeorgjievski ndezi ekskavatorët, nisi rrënimi i objekteve pa leje

nga Xh M

Shkuop, 29 nëntor – Ende pa i mbushur 1 muaj nga marrja e mandatit për të udhëhequr me qytetin e Shkupit, kryetari Orce Gjeorgjievski ka ndezur ekskavatorët, ndërsa kësaj here për ti rrënuar ndërtimet pa leje.

I pari i Shkupit me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, zotohet se nuk do të ketë më uzurpime.

“Kemi filluar një aksion të madh për pastrimin e objekteve të ndërtuara pa leje, në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha komunat e Shkupit. Hapësirat publike u takojnë qytetarëve. Trotuaret, shtegjet për këmbësorë dhe hapësirat publike nuk duhet të jenë peng i interesave personale të askujt”.

Gjerorgjievski thekson se nuk do të ketë më kompromis kur bëhet fjalë për uzurpimet që e pengojnë jetën, lëvizjen dhe sigurinë e bashkëqytetarëve, madje ai thotë se aksioni vazhdon me ritëm të fuqishëm.

Kreu i Shkupit i fton të gjithë qytetarët që të përfshihen aktivisht, të raportojnë objektet që e uzurpojnë hapësirën e përbashkët dhe të ndihmojnë të ndërtojnë një qytet ku siç thotë, do të mbizotërojë rendi, dinjiteti dhe qasja e barabartë për të gjithë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More