Vazhdojnë punimet intensive në korridorin 8 nga Ohri drejt Kërçovës

nga Xh M

Shkup, 29 nëntor – Me intensitet të lartë është duke u punuar në korridorin 8, respektivisht në autostradën Ohër – Kërçovë. Ministri i transportit Aleksandar Nikolloski ka publikuar pamje nga siç thotë, pjesa më e vështirë e kësaj autostrade. 34 kilometra tanimë janë vënë në funksion. Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, në intervistën e fundit në Alsat tha se pjesa tjetër e kësaj autostrade do të lëshohet në pjesën e parë të dhjetorit.

“Kërçovë – Ohër, projekt i harruar i cili askush nuk besonte se mund të përfundojë. 37 kilometrat e para janë të përfunduara, prej të cilave 34 janë vënë në funksion. Në pjesën e parë të dhjetorit do të vëmë në funksion kilometra të reja dhe në korniza të afateve që kemi dhënë do të përfundojmë edhe këtë autostradë”, tha Aleksandar Nikolloski – Ministër i Transportit.

Autostrada Kërçovë – Ohër ka filluar të ndërtohet që prej vitit 2014-të kur me Qeverinë ka udhëhequr kryeministri NIkolla Gruevski. Projekti nuk kishte arritur të përfundojë në afatin e parashikuar prej 4 vitesh, ndërsa me ardhjen e LSDM-së në pushtet, sqaruan se projekti është gabuar, dhe i njëjti u ndryshua. Vlera e përgjithshme e projektit të cilin e ka zbatuar kompania kineze “Sinohirdo”, fillimisht ishte 374 milionë euro, por pas disa anekseve e njëjta ka arritur vlerën e rreth 600 milionë eurosh./Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More