Aksion i policisë në Tetovë/ Konfiskohet duhan dhe cigare, një i arrestuar

nga Xh M

Tetovë, 30 nëntor – Policia e Tetovës njofton se më datë 29.11.2025, rreth orës 17:30, efektivët e njësisë mobile të MPB-së kanë privuar nga liria një 60-vjeçar me inicialet N.M., nga fshati Sellcë. Arrestimi është kryer në rrugën “Marshal Tito”, pranë Tregut të Gjelbër në Tetovë.

Gjatë kontrollit, në automjetin e tij të tipit “Golf” me targa të Tetovës, policia ka gjetur dhe konfiskuar 68 steka cigare të markave të ndryshme, si dhe 25 paketime duhani nga 500 gram, gjithashtu të markave të ndryshme.

Personi i dyshuar, së bashku me automjetin, është shoqëruar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të iniciohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 278-b dhe 279 të Kodit Penal të RMV-së, bëjnë të ditur nga Policia e Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More