Shkup, 3 dhjetor – VLEN përshëndet zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, si një hap i rëndësishëm në forcimin e institucioneve që janë thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe veprimeve të paligjshme.
Nga Komisioni presim punë profesionale, transparente dhe plotësisht të pavarur, me fokus të qartë në mbrojtjen e interesit publik dhe vendosjen e standardeve të reja të integritetit.
Komisioni antikorrupsion nuk duhet të jetë nën ndikimin politik të askujt dhe nuk duhet të lejojë rikthimin e praktikave të vjetra që kanë dëmtuar besimin e qytetarëve në sistem.
Angazhimi ynë mbetet i pandryshuar institucione funksionale, tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe punë ekskluzivisht në shërbim të qytetarëve.
VLEN: Përshëndesim zgjedhjen e kryetarit të ri të Antikorrupsionit dhe presim punë të pavarur e profesionale nga Komisioni
190
Postimi i mëparshëm