Spiropali në Ministerialin e OSBE: Siguria në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran

nga D. V.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali iu drejtua sot me një mesazh Ministerialit të 32-të të OSBE në Vjenë.

Në fjalën e saj Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, përballë agresionit rus në Ukrainë.

Paqja, stabiliteti dhe siguria kudo në Europë, vijojnë të jenë prioritetet tona kryesore, nënvizoi ministrja Spiropali.

Ajo theksoi se, siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More