Mbledhja e përbashkët e Parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës, Spiropali: Nevojë e koordinimit për agjendën tonë kombëtare

nga Xh M

Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mblidhen me datën 20 dhjetor në orën 11:00 në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës në një seancë të përbashkët.

Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në një reagim për mediat shprehet se ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike.

Në këtë kuadër, Spiropali përmend anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More