Shtëpia e Bardhë: Negociatorët ukrainas dhe amerikanë do të takohen sot në Florida

nga D. V.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff do të takohet për bisedime me kreun e këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerovnë Miami, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, sipas BBC.

Witkoff dhe presidenti rus, Vladimir Putin zhvilluan të martën në Moskë – bisedime që zgjatën rreth pesë orë – gjatë të cilave Kremlini tha se nuk ishte arritur asnjë kompromis për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se bisedimet ishin “mjaft të mira”, por ishte shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhte.

Udhëheqësi rus, Vladimir Putin më vonë tha se arritja e një konsensusi nuk do të ishte një “detyrë e lehtë”, duke theksuar kërkesën e përsëritur të Moskës që trupat ukrainase duhej të tërhiqeshin nga rajoni i Donbasit – një zonë e pushtuar nga forcat ruse.

“Gjithçka varet nga kjo. Ose i çlirojmë këto territore me forcën e armëve, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore dhe do të ndalojnë së luftuari atje”, tha sot media shtetërore ruse – duke cituar presidentin Putin – i cili dha një intervistë për agjencinë e lajmeve “India Today”, përpara vizitës së tij dyditore në Nju Delhi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More