BM vendos sanksione ndaj agjencisë ruse të spiunazhit, GRU për sulmin me agjent nervor në vitin 2018

nga D. V.

Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj agjencisë së inteligjencës – GRU të Rusisë dhe thirri sot ambasadorin e Moskës, pasi një hetim arriti në përfundimin se presidenti Vladimir Putin ishte përgjegjës për një sulm me agjent nervor, në tokën britanike në vitin 2018, sipas AP.

Qeveria tha se GRU po sanksionohej tërësisht për shkak të sulmit në qytetin e Salisbury-t që synonte Sergei Skripal, një ish-agjent sovjetik i cili kishte dezertuar në Britani të Madhe.

Skripal dhe vajza e tij Yulia u sëmurën rëndë, por mbijetuan. Moska ka mohuar çdo rol në sulm.

Një grua britanike, Dawn Sturgess, dhe partneri i saj u rrëzuan pasi ranë në kontakt me një shishe parfumi – që përmbante agjentin nervor “Novichok”.

Ajo kishte spërkatur parfumin në kyçin e dorës dhe vdiq disa ditë më vonë. Partneri i saj mbijetoi.

Një oficer policie, Nick Bailey, gjithashtu u sëmur, por mbijetoi.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Britanisë së Madhe, Anthony Hughes, i cili drejtoi hetimin për vdekjen e Sturgess, tha se sulmi ndaj Skripal duhej të ishte autorizuar në nivelin më të lartë nga Putini.

Ai arriti në përfundimin se Sturgess ishte një viktimë e pafajshme e një përpjekjeje nga oficerët e një organizate shtetërore ruse – për të kryer një vrasje në rrugët e Salisbury duke përdorur një agjent nervor shumë toksik.

Njoftimi i sanksioneve të Britanisë së Madhe përmendi gjithashtu tetë oficerë të dyshuar të inteligjencës ushtarake kibernetike që punonin për GRU-në.

Ministria e Jashtme e BM-së tha se ata kishin shënjestruar Yulia Skripal me program keqdashës, pesë vjet para sulmit me agjentin “Novichok”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More